VIDEO/ Shoferi i autoambulancës që vdiq sot ishte punësuar sot 1 vit në QMF-në e Gjakovës

Skofiar Gjini, i cili vdiq në aksidentin ku u përfshi autoambulanca në Gjakovë, u kujtua të premten nga kolegët e tij.

Derisa miqtë e 33 vjecarit kujtojnë bisedat e fundit me mikun që ditën e vdekjes mbushi 1 vjet prej kur u punësua në Qendrën e Mjekësisë Familjare, organet e rendit kanë marrë masa ndaj shkaktarit të rastit.

Gjylije Kasapi, si udhëheqëse e ekipit për hetime të aksidentit, tregoi që është ngritur kallëzim penal për veprën “Rrezikim i komunikacionit publik”.

Skofiar Gjini, që ishte djali i vetëm i familjes, la pas vete 2 vajza.

Në aksident u lënduan rëndë edhe mjeku, tekniku dhe njëri nga dy të lënduarit që po barteshin nga një aksident tjetër.

https://youtu.be/qcSSZBr2hZI