Një aeroplan pasagjerësh i AIRBUS është ulur në tokë pasi u dëmtua rëndë nga një goditje me shpendë gjatë ngritjes nga një aeroport spanjoll, raporton Daily Mail.
Fluturimi IB579 i Iberias, i cili ishte planifikuar të ngrihej nga Madridi në Paris këtë pasdite, u detyrua të kthehej në Aeroportin Adolfo Suárez Madrid-Barajas pasi goditi disa shpendë gjatë ngritjes, transmeton Ballkani.info.
Fotot nga aeroporti tregojnë se hunda e aeroplanit është dëmtuar rëndë dhe një pjesë e materialit në pjesën e përparme ka rënë plotësisht.
Të dhënat e FlightRadar tregojnë se aeroplani bëri një rreth të shkurtër mbi Madrid para se të ulej, pak më shumë se një orë pas ngritjes. /Ballkani.info/
🔴 Un avión de Iberia que cubría la ruta entre Madrid y París aterriza de emergencia en Barajas tras los daños causados por el impacto de un pájaro. Tanto los pasajeros como la tripulación resultaron ilesos https://t.co/h02ke61pDZ pic.twitter.com/EgR9IkjKUC
— Europa Press (@europapress) August 4, 2025







