NË DITËN E GJASHTË të sulmeve SHBA-Izrael ndaj Iranit, Shtetet e Bashkuara publikuan të enjten pamje që tregojnë aeroplanmbajtësen USS Gerald R. Ford duke kryer operacione pa ndalesë në Mesdheun lindor.
Operacionet janë pjesë e misionit mbështetës të quajtur “Epic Fury”, transmeton Ballkani.info.
“Grupi i sulmit të aeroplanmbajtëses Gerald R. Ford vazhdon operacionet 24 orë në ditë në Mesdhe në mbështetje të operacionit. Me një grup tjetër sulmi në Lindjen e Mesme, forcat amerikane po ushtrojnë presion mbi Iranin nga deti”, njoftoi Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM).
Grupi i mbledhur rreth aeroplanmbajtëses Gerald R. Ford operon në Detin Mesdhe lindor, ndërsa grupi i sulmit i aeroplanmbajtëses USS Abraham Lincoln është vendosur në Detin Arabik. Të dy grupet kryejnë operacione të vazhdueshme kundër objektivave në Iran. /Ballkani.info/







