VIDEO| “Semafori” i Mc Kreshës dhe Lyrical Son himn edhe në Tiranë

“Semafori” i kënduar nga Mc Kresha dhe Lyrical Son sërish u bë himn në Sunny Hill, veç kësaj radhe në Tiranë.

Dyshja performuan edhe një herë me këtë këngë e cila ka shënuar sukses të jashtëzakonshëm që prej publikimit.

Një video që ka publikuar kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, publiku dëgjohet duke këndua një zë këngën e dy reperëve kosovarë.

Sunny Hill mbaroi të dielën mbrëma me performanca fantastike nga yje ndërkombëtar dhe vendor./Prive.al