VIDEO/ Selimi: Me nder dhe përgjegjësi përgjatë këtyre muajve i kam shërbyer vendit

Kandidati për deputet nga radhët e AAK’së, Selim Selimi, ka thënë se është krenari e jashtëzakonshme t’i shërbesh Kosovës dhe qytetarëve të saj, shkruan Ballkani.info

“Me nder dhe përgjegjësi përgjatë këtyre muajve i kam shërbyer vendit, krijuam infrastrukturë të mirë ligjore dhe sollëm frymën e sigurisë së qytetarëve në institucione” ka shkruar Selimi.

Ai në një postim në facebook tha se kahje iu dhamë edhe punëve të papërfunduara nga qeveritë e kaluara.

Selimi në këto zgjedhje kandidon me numrin 100 në listën e AAK-së. /Ballkani.info/

Postimi i plotë:

Me nder dhe përgjegjësi përgjatë këtyre muajve i kam shërbyer vendit, krijuam infrastrukturë të mirë ligjore dhe sollëm frymën e sigurisë së qytetarëve në institucione. Kahje iu dhamë edhe punëve të papërfunduara nga qeveritë e kaluara. Krenari e jashtëzakonshme t’i shërbesh Kosovë dhe qytetarëve të saj!