Në mbledhjën e sotme të KQZ, kishte pasur debate të ashpëra në mes antarëve të VV-së dhe kryetarës së KQZ-së, Valdete Daka, e pas këtij debati është mbyllur nën tensione mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Anëtari i VV-së nga KQZ, Alim Rama i ka reaguar Dakës, duke i thënë se video-mesazhi për tu bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në zgjedhje, nuk duhet të bëhet nga një person që e ka humbur kredibilitetin dhe që e konsideron veten person të urryer.

“Ju vet kryesuese keni deklaruar se jeni personi më i urryer në Kosovë. Nuk po e shoh të arsyeshme që tash video-ftesa të bëhet nga një person që e ka humbur kredibilitetin. Unë kisha kërkuar që KQZ’ja si e tërë të bëj thirrje votuesve për zgjedhje”, ka thënë Rama.

Pas kësaj deklarate të përfaqësuesit të VV’së reagoi edhe Daka.

“A e keni pyetur ndonjëherë veten se pse kam deklaruar ashtu”, ka thënë Daka.

Ndërsa pas lirimit të mbledhjes, i menjëhershëm ishte edhe reagimi i Sami Kurteshit, antarë i VV-së në KQZ.

“Ne nuk jemi kafshë, ne jemi kafshë politike, edhe kafsha politike e ka një votë, dhe shpreh vullnetin, edhe këtë nuk po dojnë me leju, kjo nuk shkonë më në Kosovë, kjo ka marrë fund…” ka thënë Kurteshi.

Ballkani.info ju sjell edhe videon, nga minuta e 39:00, mund ta gjeni fjalimin e Sami Kurteshit. /Ballkani.info/