Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, në një intervistë ka ndarë me opinionin publik projektet kryesore zhvillimore që do të transformojnë komunën në vitet e ardhshme.

Ai ka prezantuar vizionin e tij për zhvillim ekonomik, përmirësim të infrastrukturës, si dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët.

Shehu ka theksuar se mandati i dytë do të fokusohet në realizimin e projekteve madhore që synojnë modernizimin e Junikut, përfshirë investime në bujqësi, turizëm dhe infrastrukturë rrugore.

Ai njëkohësisht ka shpalosur edhe planet e tij politike, duke vënë theksin tek bashkëpunimi me qytetarët dhe transparenca institucionale.