Një nga fabrikat më të mëdha të çelikut në Europë raportohet se është shkatërruar si pasojë e luftimeve Rusi-Ukrainë.

Kjo është bërë e ditur nga deputetja ukrainase, Lesia Vasylenko përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Twitter.

“Azovstal, një nga fabrikat më  të mëdha të çelikut në Europë është shkatërruar. Humbjet ekonomike për Ukrainën janë tepër të mëdha. Ambienti është shkatërruar”. Ka thënë ajo.

#Mariupol #Azovstal One of the biggest metallurgic plants in #Europe destroyed. The economic losses for #Ukraine are huge. The environment is devastated #StopRussiaNOW pic.twitter.com/4GMbkYb0es

— Lesia Vasylenko (@lesiavasylenko) March 19, 2022

Ligjvënësit veç se kanë konfirmuar se fabrika është shkatërruar tërësisht si pasojë e bombardimeve ruse.

Fabrika e çelikut ka qenë një aset kyç në Mariupol, në Detin Asov, në të cilin Moska ka zhvilluar luftimet më vdekjeprurëse deri tani që prej kur nisi lufta.

Ky qytet i vogël, është strategjik për Rusinë, përmes së cilit mund të ketë një korridor tokësor midis rajoneve lindore të Donetsk dhe Luhansk, të kontrolluara nga separatistët e mbështetur nga Rusia, dhe Krimesë, gadishullin që Rusia pushtoi dhe aneksoi në 2014.