Në një video të shpërndarë në rrjete sociale, shihet se si një person i panjohur ka hedhur një koktej molotov në murin rrethues të Kremlinit. Në video, shihet teksa burri hedh koktejin e molotovit, me murin që pastaj përfshihet nga flakët.

⚡️In the center of #Moscow, an unknown person threw a Molotov cocktail at the #Kremlin wall. pic.twitter.com/SGZWKmMhsr

— NEXTA (@nexta_tv) March 23, 2022

Nuk dihet nëse autori ishte pjesë e një proteste, apo veprimi i tij është i shkëputur dhe individual. Vlen të përmendet, se një pjesë e mirë të qytetarëve në

Rusi kanë qenë kundër luftës. Ata i kanë konsideruar ukrainasit, si “vëllezërit” e tyre për shkak të afërsisë kulturore dhe gjeografike, si dhe kanë kërkuar që Putini të ndërpresë agresionin e tij në atë vend.