VIDEO| Rrëfimi i dhimbshëm i babait të riut që u rrah brutalisht në Pejë

Ali Qerkinaj ka treguar rrëfimin e dhimbshëm për rrahjen e djalit të tij nga disa persona para një jave në Pejë, teksa sot u bë virale videoja që tregonte gjithë incidentin.

Qerkinaj, në Edicionin Special në Klan Kosova, tha se gjithçka kishte nisur nga një rrokje me krah teksa përfundoi me rrahje brutale të djalit të tij nga disa persona të panjohur.

Ai, mes tjerash, tregon se në gjykatë djali ua kishte falur këtë rast, por se është shumë i nervozuar që tash i kanë publikuar videon e rrahjes, njofton Klankosova.tv.

“Djali im është sulmuar para 1 jave nga persona të panjohur. Sipas informacioneve që m’i ka dhënë djali ka pasur shtyrje me krahë dhe aty ka nisur fjalosja dhe incidenti pastaj aty për aty”.

“Pas 3-4 ditë e kanë thirre djalin në Gjykatë në Pejë, por i kam bo ‘rixhe’ djalit që t’jua falë edhe djali ja ka falë rastin në Gjykatë. por, pas disa ditë e kanë postuar videon e rrahjes në Facebook, dhe kjo ka qenë shumë turp e nënçmim”.

“Ne menduam ta mbyllim rastin që e gjithë kjo ngjarje të mos bëhet më e madhe, pasi as dy djemtë e tjerë që jetojnë jashtë Kosovës nuk e dinë që vëllai i tyre i vogël është sulmuar”, thotë ai.

Më poshtë e gjeni rrëfimin e plotë të Ali Qerkinaj:

https://www.youtube.com/watch?v=ZDBGjqcTtmA