Turqi

VIDEO| Rrahje në parlamentin turk, deputeti i opozitës përfundon në spital

Rrahje në parlamentin turk, deputeti i opozitës përfundon në spital

Një anëtar i partisë opozitare turke u dërgua me urgjencë në spital pasi u godit gjatë një përleshjeje në parlament.

Huseyin Ors, ligjvënës nga Partia e Mirë e opozitës së vendit, thuhet se u godit me grusht në fytyrë gjatë përleshjes.

Pamjet televizive tregojnë një përplasje mes dhjetëra deputetëve të partisë në pushtet të presidentit Rexhep Tajip Erdogan dhe partive opozitare, me disa deputetë që godasin njëri-tjetrin, ndërsa të tjerë përpiqen t’i ndajnë, shkruan Metro.co.uk, përcjell Klankosova.tv

Nuk është e qartë se çfarë e ndezi zënkën, por ajo ndodhi gjatë një debati për buxhetin e vitit të ardhshëm.

Tensionet në Turqi janë të larta përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të planifikuara për në qershor.