Tre persona janë lënduar e tre tjerë janë arrestuar në rrahjen mes tifozëve të Dritës dhe atyre të Copenhagenit të martën në Prishtinë. 

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë shoqëruar në stacion policor edhe disa tjerë. 

“Sot rreth orës 19:00 ka ndodhë një incident, ku disa tifozë janë përleshur mes vete.  Si pasojë, tre persona kanë pësuar lëndime, të cilët edhe kanë pranuar tretman mjekësor. Policia ka vënë situatën nën kontroll, ku ka arrestuar tre persona dhe disa të tjerë i ka shoqëruar për në stacion policor”, ka njoftuar Policia e Kosovës.