Kryetari aktual i Deçanit, dhe njëherësh kandidat edhe për një mandat të ri, Bashkim Ramosaj, ka prezantuar projektin e sheshit të ri të qytetit, një Deçan modern.

“Këtu fillon transformimi i qytetit tonë, një hapësirë e re për relaks, shëtitje dhe aktivitete publike”.

“Do të vazhdojmë të flasim me punë dhe puna fillon pikërisht nga sheshi”, ka shkruar Ramosaj në “Facebook”.