VIDEO/ Qytetarëve u rrezikohet jeta për një patentë shofer

Mëngjesin e sotëm një numër i madh i qytetarëve të Kosovës, po presin e po shtyhen për të marrë patentë shoferët.

Për shkak të pandemisë COVID-19, qe një kohë të gjatë qytetarët nuk kanë pas mundësi të aplikonin për të marrë patentë shoferët, kjo është edhe arsyeja pse një numër kaq i madh i njerëzve janë mbledhur e të cilët nuk po mund ti kontrollojë as policia e cila gjendet në vendin e ngjarjes.

Në video e realizuar nga Gazeta inFokus në Qendrën ku merren patentë shoferët shihen turma të mëdha të njerëzve të cilët duket se nuk po iu intereson që mund të rrezikojnë shëndetin.