Reperi i njohur Noizy nuk e ka fshehur kurrë simpatinë e tij për këngëtaren Rihanna, të cilës i ka lënë gjithmonë komente në rrjetin social Instagram.
Para disa muajsh Noizy ishte një ndër komentuesit e shumtë në fotot e Rihannës ku i shprehte simpatinë në të gjitha mënyrat e mundshme.
Fillimisht e quajti “nuse”, por më pas u mërzit kur ajo “e tradhtoi” me miliarderin saudit dhe Noizy e quajti “buçe”.
Siç duket simpatinë e Noizyt për RiRin nuk mund të mos e vinin re fansat dhe një prej tyre ka realizuar një video ku shfaqet këngëtarja duke hyrë në makinë dhe i thotë:
“Hey Rihanna, ke të fala nga Noizy”, dëgjohen të bërtasin me të madhe djemtë ndërkohë që ky moment ka shkaktuar të qeshura jo vetëm të Noizy por të gjithë fansat e tij.
zinjo from Vimeointv.al on Vimeo.







