VIDEO/ Preu shiritin e inaugurimit, Erdogan godet në kokë vogëlushin, pamjet bëhen virale

Një video ku shihet se si presidenti turk, Erdogan godet një fëmijë në kokë, po bën xhiro në rrjetet sociale.

Mediat turke kanë publikuar momentin në fjalë, ku Erdogan priste që të priste shiritin e inaugurimit të një ure në qytetin e Rizës, vendlindjen e tij, ndërkohë që një fëmijë u tregua më i shpejtë se ai dhe preu i pari.

Në pamjet në fjalë shihet se fëmija ka dhe gërshërët në dorë, ndërkohë që kur Erdogan e sheh se ai e ka prerë shirit, e godet me gishta në kokë, duke e qortuar. Ky veprim ka sjellë reagime të mëdha në Turqi.