VIDEO/ Policia s’ndalet: Ndërrimi i targave po bëhet edhe në Mitrovicë

Që nga vendimi i Qeverisë për zbatim të reciprocitetit në targa, policia ka filluar zbatimin e tij duke ndërmarrë aksionin e ndërrimit të targave për çdo automjet që s’i ka ato RKS.

Ndërrimi i targave ka filluar të shihet edhe në Mitrovicë.

Në lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut policia është parë teksa e pajis një vozitës me targa të përkohshme.

Ky aksion më së shumti bëri bujë në pikën kufitare të Jarinjes por u zbatua edhe brenda vendit, si në kryeqytet.