VIDEO/ Policia rrethon zyrën e “Besa Trans”, atje mblidhen të afërmit e viktimave

Policia maqedonase ka rrethuar zyrën e Besa Transit, kompanisë së autobusit që u aksidentua në autostradën e Strumës.

Nga aksidenti humbën jetën 45 persona dhe u plagosën shtatë të tjerë.

Zyra e Besa Transit është mbyllur, ku së shpejti pritet të mbërrijë përfaqësuesi i tyre.

Sipas informacioneve të BTV-së nga Shkupi, kompania e autobusëve është në pronësi të shqiptarëve.

Në vendngjarje është dërguar edhe një hetues.

Para zyres janë mbledhur edhe të afërm të viktimave.