Një person në lagjen “Dardania”, te Santea në Prishtinë ëshë lënduar nga një mjet i mprehtë.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Siç bën të ditur Policia e Kosovës, i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës  20:45, kemi marrë informatën për një  lëndim trupor të ndodhur në lagjen Dardania në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person.  I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha Ahmeti.

Ballkani.info ka raportuar ekskluzivisht për këtë rast.

Shihni videot në vazhdim…