VIDEO/ Policët britanikë puthen në veturë, policja del edhe jashtë

Dy policë britanikë janë detyruar që të kërkojnë falje, pasi u incizuan duke u puthur në një veturë patrulluese të policisë para një dyqani.

Një dëshmitar tha se i pa policët duke u puthur për 20 minuta në parkingun e veturave në Blackburn, shkruan Daily Mail.

Dëshmitari tha se policja më pas doli nga vetura dhe shkoi nga ana e shoferit (në Britani vozitet në anën e djathtë) për t’i vazhduar puthjet edhe nga jashtë, përmes dritares.

Një burrë që ishte afër dhe që i pa policët duke u puthur ishte aq i habitur, saqë filloi ta incizonte veprimin e tyre. Ai tha se policët fillimisht ndodheshin në dy vetura të ndryshme. Duket se policja në ato momente ishte jashtë detyrës.