Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në përvjetorin e masakrës në Studime të Vushtrrisë, të enjten.

Gjatë kësaj vizite Kurti ka takuar edhe qytetarët, ku shihet edhe një plak duke ia puthur duart kryeministrit.

@ballkani.info Plaku ia puth dorën Albin Kurtit në përvjetorin e masakrës në Studime #albinkurti #kosovo #vushtrri #viral #kurti #loke ♬ original sound – Ballkani.info

“Në Studime të Vushtrrisë nderuam 116 civilët shqiptarë, nga 11 deri në 84 vjeç, të vrarë më 2 maj 1999. Krahas sakrificës së të rënëve, e çmojmë qëndresën e të gjallëve. I përkulemi popullit të Kosovës që nuk u përkul para terrorit të Serbisë. Të rënët për liri nuk do të jenë kurrë të harruar. Rroftë forca dhe shpresa që ata na lanë! Lavdi!”, ka thënë Kurti.