Një qen i lloji dalmat vdiq heroikisht nga kafshimi i një kobre shumë helmuese duke mbrojtur familjen e tij.

Pronari i qenit, Ameen Sharif, nga Bhubaneswar në Indinë lindor, u zgjua nga tingujt e lehjeve të tërbuara dhe më pas gjetën qenin duke luftuar me kobrën helmuese indiane.

Para se Ameen ose anëtarët e tij të familjes të mund të ndërhynin, qeni e kishte vrarë kobrën e zezë, por pak momente më vonë ngordhi edhe ai.

Ameen kontrolloi qenin e quajtur “Tyson” duke zbuluar kafshimin në anën e majtë të fytyrës.