VIDEO/ Për 10 sekonda u shembën 4 kulla në Abu Dabi, për demolim u përdorën 6 mijë kilogramë eksplozivë

Katër kulla që ishin pjesë e kompleksit Mina Plaza Towers në Abu Dabi, janë shkatërruar për vetëm 10 sekonda.

Demolimin e kullave që ishin nga 144 kate e ka publikuar kompania Modon, që përdori hiq më pak se gjashtë mijë kilogramë eksplozivë.

Arsyeja kryesore e shembjes së kullave është plani për ndërtimin e një destinacioni të ri turistik në zonën ku ishin të ndërtuara ato.

Në procesin e demolimit kanë marrë pjesë policia, ndihma e shpejtë, mbrojtja civile dhe organet e tjera kompetente.