VIDEO/ Pamje të rënda, Policia e Chicagos publikon momentin kur qëllohet në gjoks 13-vjeçari

Policia e Chicagos ka publikuar pamjet filmike të një oficeri që qëllon për vdekje një djalë 13-vjeçar në një rrugicë të errët.

Videoja e kamerave të trupit tregon policin duke bërtitur “Hidhe atë” përpara se të qëllonte Adam Toledo-n një herë në gjoks në 29 mars.

Djali nuk duket se mban një armë në sekondën kur u qëllua, por videoja e policisë tregon një pistoletë afër vendit ku ai ra.

Protesta të vogla u mbajtën të enjten në mbrëmje rreth Chicagos, disa orë pasi kryetari i bashkisë bëri thirrje për qetësi.

Publikimi i videos vijon me të shtënat fatale të policisë në 11 prill mbi Daunte Wright nga një oficer në një periferi të Minneapolis.

Kjo e shtënë ka shkaktuar protesta të dhunshme ndërsa qyteti pret rezultatin e gjyqit të Derek Chauvin, oficerit të akuzuar në vdekjen e George Floyd.