VIDEO/ Pamje si në filma: Policia e Kosovës në ndjekje të veturës së dyshuar!

Një ngjarje si në filmat aksion është zhvilluar rreth orës 03:00 në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë.

Disa vetura të Policisë Kosovës kanë ndjekur për disa kilometra një veturë të dyshuar “Golf IV” të cilën kanë arritur ta ndalojnë në hyrje të Fushë Kosovës.

IndeksOnline ka siguruar pamje ekskluzive të këtij aksioni policor ku shihet edhe arrestimi i të dyshuarve. Në video shihet edhe intervenimi i policisë civile.

Në pranga kanë përfunduar tre persona të dyshuar të cilët kanë tentuar të ikin nga policia e të njëjtit me pas janë dërguar me vetura të policisë në stacion për tu intervistuar.

Deri më tani nuk dihet arsyeja e ndjekjes dhe prangosjes së të dyshuarve por ajo që shihet në video është këmbëngulësia e policisë për kapjen e tyre.