Se njeriu është gjakftohtë e dëshmon më së miri kjo video që është realizuar kohë më parë në qytetin e Gjakovës.
Derisa atje i dilte flaka një marketi të madh, një shahist gjakovar nuk bëri asnjë reagim të vetëm.
Tymi i zi, nuk ia prishi terezinë atij.
Edhe pse ishte vetëm disa metra larg vendngjarjes, burri në fjalë vendosi të vazhdonte lojën e shahut që kishte nisur, e kësisoj të merret me hallet e veta.
Pa bërë fare panik, shihej teksa mblidhet figurat e shahut edhe pse ishte shumë afër zjarrit. Edhe pse shumë prej qytetarëve filluan vrapin për të ikur nga ky vend, dikush vendosi ta xhirojë veprimin e këtij qytetari.
