VIDEO| Njerëz që bërtasin të frikësuar, pamje nga momenti i shpërthimit në Stamboll

Gjashtë persona kanë mbetur të vdekur dhe 53 tjerë të lënduar pas një shpërthimi me bombë në Taksim të Stambollit.

Në një video që ka arritur në adresë të Demokracia.com dëgjohet momenti kur shpërthen bomba.

Sipas pamjeve, shihen banorë të frikësuar që largohen me vrap.

Pas shpërthimit që ndodhi në orën 16:20 sipas kohës lokale, në rajon u dërguan shumë zjarrfikës, policë dhe ekipe mjekësore.

Presidenti turk, turk Rexhepp Tajip Erdogan, tha se 6 persona kanë humbur jetën dhe 53 janë lënduar nga shpërthimi në Taksim të Stambollit.

Erdogan tha se të dhënat e para tregojnë se bëhet fjalë për sulm terrorist. /Demokracia.com/

Më poshtë pamje nga momenti i shpërthimit: