VIDEO nga rrëzimi – Aeroplani u qëllua me këtë raketë ruse

Burimet e inteligjencës amerikane kanë konfirmuar atë që ishte spekuluar në media prej dy ditësh: avioni i rrëzuar pranë Teheranit në Iran u qëllua nga një raketë.

Inteligjenca amerikane thotë se satelitët kanë regjistruar dy lëshime raketash dhe një shpërthim.

Kurse Pentagoni beson se është përdorur një raketë ruse.

Gazeta gjermane, BILD ka publikuar fotot e raketës së përdorur për të qëlluar mbi avionin me 176 pasagjerë.

Bëhet fjalë për një raketë të tipit Tor M-1. Ajo është një raketë ruse me rreze të shkurtër, nga gjashtë deri në 12 kilometra. Raketa i përket sistemeve moderne kundër-ajrore.

Në janar të vitit 2018, mullahët morën nga Rusia 29 sisteme të tilla, që i kishin porositur që në vitin 2005.

Të tilla raketa janë përdorur edhe nga trupat e Putinit në lindje të Ukrainës. Madje një prej tyre ka rrëzuar edhe një dron ukrainas.

SHBA beson megjithatë se avioni është rrëzuar gabimisht. Ndërkohë mediat kanë publikuar video që tregojnë momentet kur avioni në flakë bie në tokë.