Video nga një kënd tjetër, Shaban Gogaj nervozohet pas telefonatës dhe e nxjerr armën VIDEO

Është publikuar një video tjetër ku shihet i akuzuari Shaban Gogaj nga një kënd tjetër në momentin e vrasjes së Agonit Tetaj.

Në këtë video shihet se në momentin kur e përfundon telefonatën me vajzën e hallës së tij, Gogaj nervozohet dhe menjëherë shkon tek sirtari, nxjerr armën dhe shtie në drejtim të viktimës, Agonit Tetaj.

Pasi babai i viktimës dje publikoi momentin e vrasjes së djalit të tij, sot avokati i të akuzuarit, Besnik Berisha ka publikuarnjë video tjetër ku shihet reagimi i Shaban Gogaj pasi gjuajti në drejtim të Agonis Tetaj.

Ndryshe, vrasja e të riut që kishte ndodhur më 23 të vitit 2018, të martën nga vepra penale “Vrasje e rëndë” është ricilësuar në “Vrasje nga pakujdesia”.

Për këtë shkak, babai i viktimës Agonis Tetaj, Isuf Tetaj, ka akuzuar prokurori i rastit i cili e ka ricilësuar veprën, Agron Uka, se ka manipuluar dhe nuk ka vënë drejtësi në rastin e vrasjes së të riut.

Pas kësaj, ka reaguar Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, i cili ka vendosur të ndërrohet prokurori i rastit, e po ashtu ka kërkuar të merren masat e duhura ndaj prokurorit Agron Uka.