Video nga momenti i rrahjes brutale mes shqiptarëve në Itali

Një ngjarje e rëndë, e cila për pak mund të merrte edhe përmasat e një tragjedie të vërtetë ka ndodhur në Trieste të Italisë.

8 persona kanë mbetur të plagosur pas një sherri që dyshohet se ka ndodhur mes dy grupesh shqiptare.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, një grup me qytetarë shqiptarë dhe një tjetër me qytetarë të Kosovës janë përleshur me njëri-tjetrin.

Sipas të dhënave të para, ngjarja ka ndodhur pas një sherri mbi çështjet e punës. Dy grupet me shqiptarë janë zënë fillimisht në një bar. Më pas kanë nxjerrë armët dhe kanë qëlluar.

Mësohet se një person ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Autoritetet policore raportojnë se kanë qenë dy persona të cilët kanë qenë të armatosur.

Video nga përleshja brutale: