VIDEO| Nëse thërret kryetari, ku shkon – Meta i Guxo bëhet konfuz

Partia Guxo, si asnjë parti tjetër në Kosovë deri sot, është bërë me dy kryetarë që do ta udhëheqin partinë. Kështu është vendosur dje në kuvendin zgjedhor të saj.

I ftuar në emisionin Frontal, deputeti dhe zyrtari i kësaj partie, Burim Meta është vënë në një pyetje të sikletshme nga autori i emisionit kur është pyetur se nëse e thërret njëri prej kryetarëve, te cili do të shkonte.

Ai është menduar pak dhe është përgjigjur.

“Epo… te ne do të thotë se po thërrasin kryetarët”, ka thënë Meta.

“Ne të gjitha thirrjet, kur bëhet fjalë për kryetarin dhe anëtarin e kryesisë apo pjesëtarin e partisë, ato janë takime zyrtare, formale, që bëhen në zyrën e partisë. Sapo të jesh në parti, do të shohësh se me kë ke punë”, ka shtuar ai.

Kryetarë të Guxo janë zgjedhur Donika Gërvalla dhe Faton Peci. Sipas sqarimeve, ata do ta ndajnë pushtetin dhe vendimmarrjen në parti.

https://www.facebook.com/watch/?v=5661049563945822