Çmimet

VIDEO| Nëntori rriti çmimet e produkteve ushqimore

Edhe nëntori i vitit 2023, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ka shënuar ngritje të çmimeve të konsumit për 2.9 për qind krahasuar me muajin nëntor të vitit 2022, raporton Ballkani.info.

Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet: pemët (19,4%), perimet (16,1%), mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (10,8 %), sheqeri, reçeli, mjalta, çokollata dhe ëmbëlsirat (7,7%), prodhimet ushqimore (7,0%), veshjet dhe këpucë (6,0%), pijet alkoolike, duhani (5,9%), rekreacionet dhe kultura (5,3%), energjia elektrike, gaz dhe lendet djegëse të tjera (4,8%), buka dhe drithërat (3,5%), mallrat dhe shërbimet e ndryshme (2,7%) dhe mishi (1,2%), dhe me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 3,1 për qind në Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit.

Ndërsa rënie e çmimeve vërehet te grupet dhe nëngrupet: vajrat dhe yndyrat (-10,3%) dhe lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj (-4,9%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0,2 për qind në IHÇK-it./Ballkani.info/