Një rrahje mes disa vajzave ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Klinë.

Përleshja ka ndodhur në afërsi të Shkollës Teknike “Fehmi Agani”, dhe me sa duket bëhet fjalë për nxënës të kësaj shkolle.

Në videon që ka arritur në adresë të Reporterit shihet se në përleshje janë përfshirë të paktën pesë vajza, ndërkohë që një grumbull nxënësish rrinë anash.

Kujtojmë se nuk janë të pakta skenat e tilla që i shohim shumë shpesh në afërsi të shkollave të Kosovës.