VIDEO/ Ndodh e papritura në diskotekën ruse në Dubai, lëshohet kënga ‘Çohu Adem’

Diaspora vazhdon të ketë gjallë ende ndjenjën patriotike kudo që janë. Kjo është dëshmuar mbrëmë në Dubai nga një grup të rinjsh shqiptarë.

Në një nga diskotekat më të njohura të Dubait, e cila është pronë e rusëve, katër shqiptarë kanë lëshuar në diskotekë këngën “Mora fjalë” të Shkurt Fejzës, këngë e cila i kushtohet komandantit legjendar, Adem Jashari.