VIDEO/ Muhaxheri për ndejën midis pandemisë: Më kanë thirr me pi kafe do kojshi

Gazmend Muhaxheri nga LDK ka arsyetuar ndejën e para dy ditëve të tij në një atmosferë festive, mu në kohën kur masat ndaj COVID-19 janë ende aktuale, shkruan ballkani.info

Muhaxheri ka thënë se ka qenë një ndejë private dhe se e kanë thirrur për kafe 4-5 kojshi.

“Tash s’po du me u arsyetu. Por ajo ka qenë një ndejë private. Kam shpinë atje. Më kanë thirr me pi kafe. Kanë ardh me pi kafe 4-5 kojshi. Nuk është që kemi thy ndonjë rregull. Është veprim privat i imi’’, ka thënë Muhaxhiri në një debat televiziv.

Në media u shpërnda një fotografi e video ku shihej Muhaxhiri me një grumbull njerëzish duke pirë e festuar me muzikë live. /Ballkani.info/