VIDEO/ Mrika Nikçi publikon videon e sulmit seksual ndaj saj

Alpinistja Mrika Nikçi e ka publikuar videon që shfaq momentin kur ajo sulmohet seksualisht nga një person.

“Me datë 27. 09.2022, në ora 20.50, në qendër të qytetit te Pejës isha viktimë e sulmit seksual, veprim vandal i cili është kryer me paramendim nga personi F.B, anëtarë i një familje të njohur në qytetin e Pejës”, ka shkruar Nikçi në llogarinë e saj në Facebook sipër videos që e ka publikuar.

“Si pasojë e kësaj situate, për momentin jam në gjendje të rëndë emocionale dhe nuk mund të deklarohem në tërësi. Pas vendimit të plotfuqishëm të Gjykatës do të ju njoftoj për rrjedhën e situatës dhe sulmuesin e paskrupull”.