Policia ka shpërndarë me forcë aktivistët e Lëvizjes Feministe Studentore dhe aktivistë të tjerë të cilët janë duke protestuar që nga mëngjesi para Rektoratit për shkarkimin e profesorit Xhavat Krasniqi i cili dyshohet për ngacmime seksuale ndaj studenteve.
Aktivistet kishin bllokuar hyrjen e Rektoratit duke pamundësuar hyrjet dhe daljet nga ky objekt.
Rron Gjinovci nga ORCA është arrestuar nga Policia, gjatë aksionit për shpërndarjen e aktivistëve.
@ballkani.info Tensione para Rektoratit, policia arreston dh tërheq zvarrë Rron Gjinovcin #rrongjinovci #kosovo #policia #tensione ♬ original sound Ballkani.info







