VIDEO/Milaim Zeka publikon një video të vjetër të Tomë Gashit, ku thotë se është në parti të hajnave e të parave

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe analisti, Milaim Zeka, ka publikuar një video të rrallë të avokatit Tomë Gashi.

Analisti Zeka ka shpërndarë një video-intervistë kur dikur kishte realizuar avokati Gashi para një gazetare.

Në video dëgjohet Gashi duke pyetur gazetaren se a duket mirë dhe se “është në parti të hajnave dhe të parave, përndryshe formalisht në asnjë parti”.

Gashi duket se ka ironizuar me akuzat që po i vinin atë kohë nga disa persona se i takon ndonjërës parti, ku edhe në intervistë vet e cek se nuk është në asnjë parti formalisht.

Publikimi i videon nga Zeka në Facebook vjen një ditë pasi Gashi përplasje e akuzash me anëtarin e PSD’së, Nol Nushi, pas një debati në RTK.