Presidenti i Republikës, Ilir Meta gjatë vizitës në shkollën 9-vjeçare në gjuhën shqipe në Dacaj të Komunës Rozhajë në Malin e Zi, pati dhe një bashkëbisedim tepër të ngrohtë e të sinqertë me nxënësit e saj.
I pyetur prej tyre se cila ka qenë ëndrra e tij më e madhe kur ishte fëmijë si ata, Meta iu rrëfeu se: “ëndrra ime më e madhe në moshën tuaj ka qenë të bëhesha mësues. E doja shumë këtë profesion fisnik dhe për faktin se të dy prindërit e mi kanë qenë mësues”, – u shpreh Meta.
https://www.televizioni.tv/upload/videos/2018/11/pEcwe69oOMTEtMEPH9JU_25_c9d1c9279302829389d4efb20f61e2cf_video_240p_converted.mp4







