VIDEO

VIDEO/Më e re nëna se i biri, gruaja bëhet virale me videon shokuese

Një grua është bërë virale pasi zbuloi që e ngatërrojnë shpesh me motrën e djalit të saj, për shkak të pamjes rinore që ajo ka. Të shumtë janë ata që besojnë se ajo është sa gjysma e moshës që është në të vërtetë.

Dayna Qazi, nga Irvine, Kaliforni, merr shpesh pyetje nëse është motra apo e dashura e djalit të saj adoleshent dhe shumë prej tyre thonë edhe se ajo është më e vogël se ai.

Gruaja tregon se është ‘shoqe e ngushtë’me të birin, të cilin e solli në jetë kur ishte 16 vjeç.