VIDEO/ Kurti kryelartë në fushatë tek biznesi “Albi Moni”, shikoni si aktivistët e VV-së ia rrokullisnin kamionin plotë me mallra serbe

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, bashkë me Shpëtim Bulliqin kandidat për kryetar të Podujevës, kanë vizituar kompaninë “Albi Moni”.

Ishte pikërisht kjo kompania e cila pësoi nga aktivistët e Lëvizjes së Kurtit, kur mauni i mbushur plotë e përplotë u kthye mbrapsht nga këta të fundit, shkruan Ballkani.info

Një aksion ishte mbajtur më 21 tetor të vitit 2011. Në magjistralen Podujevë-Prishtinë, saktësisht në fshatin “Lupç”, aktivistët e Vetëvendosjes kishin rrotulluar një kamion që po transportonte material ndërtimor. Në njoftimin e asaj kohe, VV-ja merrte përgjegjësinë për rrëzimin e këtyre kamionëve. “VETËVENDOSJE! ndërmori një aksion kundėr mauneve me mallra të Serbisë”. Aktivistë dhe deputetë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! shkarkuan mallin, i cili ishte prodhim i “Centro Proizvod” nga Beogradi dhe më pas e rrotulluan maunen, për ta bërë të palëvizshme”, thuhej në kumtesën e Vetëvendosjes.

E më poshtë mund të shikoni videon e vitit 2011, nën fjalët e partisë së tashme Lëvizja Vetëvendosje: “Lëvizja VETËVENDOSJE! Me një qeveri inerte, aksionet politike janë të domosdoshme!”