VIDEO/ Kur mendia e njeriut garon me natyrën: Gara mes leopardit dhe Formulës – kush fiton?

Çfarë ndodh kur një bolid me motor elektrik i Formulës del në garë të hapur shpejtësie me kafshën më të shpejtë në botë.

Gara mes natyrës dhe shpejtësisë së prodhuar nga mendja e njeriut është shumë nxitëse për kureshtjen. Leopardi arrin shpejtësinë prej 100 kilometrash në orë për një kohë prej 3 sekondash, e njëjtë me kohën që i duhet edhe Formulës.

Starti i garës së organizuar në Afrikë është shumë më i mirë për leopardin që shfrytëzon peshën për të dalë në avantazh, por me të kaluar sekondat, bolidi i Formula fiton shpejtësi – për ta bërë fundin jo edhe aq të qartë për shikuesit.

Megjithatë, gara është organizuar si ide për të vetëdijësuar njerëzit që leopardi është një prej 10 gjallesave më të rrezikuara nga ngrohja globale.