Kroacia sot me një paradë të madhe ushtarake po shënon 30-vjetorin e aksionit “Oluja – Stuhia” në Zagreb, aksion ky që i dha fund luftës ndaj Serbisë dhe solli pavarësinë për kroatët.
Në këtë para u prezantuar për herë të parë droni Bayraktar TB2, transmeton Ballkani.info.

Reporterët e mediave kroate kanë marrë pamje kur droni po merrej nga kazermat e Brigadës së Parë të Gardës përtej Urës së Rinisë drejt konvojit në Rrugën Drzhiçeva.
Ky është i pari nga gjashtë Bayraktarët që Kroacia bleu nga Turqia. Është një mjet ajror pa pilot që ka qenë jashtëzakonisht popullor vitet e fundit.
Edhe Kosova posedon dronë të tillë. /Ballkani.info/








