Komuna e Prishtinës

VIDEO| Kjo është gjendja te Komuna e Prishtinës pas incidentit, shihen ende policia që ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe zjarrfikësit

Një vajzë është lënduar si pasojë e goditjes nga materiale që kanë rënë nga kulmi i ndërtesës së Komunës së re në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin dhe ka thënë se ka nisur punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave.

“Rreth orës 13:00, është raportuar se në rrugën ‘Nora e Hotit’ në Prishtinë, një person ka marrë lëndime si pasojë e goditjes nga materiale që janë shkëputur nga çatia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e para është raportuar për një person të lënduar, femër, e cila është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, njofton Policia.

Ballkani.info ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes:

@ballkani.info Pamje të reja nga rrëzimi i kulmit të komunës, Policia konfirmon se nuk ka të vdekur, një vajzë u lëndua rëndë #prishtina #era #kosovo #komuna #big ♬ original sound – Ballkani.info