VIDEO/ Kjo është gjendja e magjistrales Prishtinë-Pejë, pas reshjeve të borës

Reshjet e borës që kanë nisur mbrëmë dhe po vazhdojnë ende po shkaktojnë vështirësi qarkullimi në disa rrugë të vendit.

Gazeta Demos ka siguruar një video në magjistralen Prishtinë-Pejë, ku shihet se rrugët janë të pastruara.

Magjistralja Prishtinë-Pejë, duket të jetë e kalueshme.

Megjithatë, vozitësit duhet të kenë kujdes të shtuar gjatë kalimit nëpër rrugë, pasi reshjet e borës po vazhdojnë të bien.