Një video e postuar në rrjetet sociale tregon momentin kur një raketë iraniane goditi një zonë pranë qytetit izraelit Ashdod.

Sipas shërbimit kombëtar të emergjencave të Izraelit, Magen David Adom (MDA), ekipet janë vendosur në vende të shumta në të gjithë vendin pas sulmit raketor të nisur nga Irani të shtunën mbrëma, transmeton Ballkani.info.

Një nga raketat iraniane u kap në një kamerë automatike teksa goditi një zonë pranë një termocentrali në Ashdod. Nuk pati raportime të menjëhershme për viktima, por furnizimi me energji elektrike u ndërpre në disa pjesë të vendit. Sulmi iranian është pjesë e një serie sulmesh reciproke midis Iranit dhe Izraelit që kanë vazhduar prej ditësh.

WOW! Incredible footage captured from the dashcam of an Israeli driver in Southern Israel shows the moment an Iranian missile struck just a short distance from his car! Thankfully, despite all 10 missiles launched this morning in 5 separate volleys, there are no reports of… pic.twitter.com/oTAwVR3188

— ONE FOR ISRAEL Ministry (@oneforisrael) June 23, 2025

Sulmi ishte pjesë e një valë të madhe raketash dhe dronësh iranianë të lëshuar sot, në atë që Irani e përshkroi si valën e tretë të fushatës së tij të sulmeve hakmarrëse, të quajtur Operacioni “Premtimi i Vërtetë 3”, duke synuar qytetet kryesore izraelite duke përfshirë Tel Avivin, Haifën dhe Ashdodin.

Pamjet e makinave tregojnë momentin kur raketa goditi autostradën vetëm disa metra larg automjetit në lëvizje, me mbeturina dhe pluhur që mbuluan makinën. Pavarësisht afërsisë së shpërthimit, makina vazhdon të lëvizë, duke lënë të kuptohet se pasagjerët e kanë kaluar situatën e afërt me vdekje pa lëndime. /Ballkani.info/