VIDEO/ Izraeli bombardon një veturën në lëvizje

Izraeli po i vazhdon sulmet në Gaza pavarësisht thirrjes së presidentit amerikan, Joe Biden, për armëpushim. Autoritetet izraelite thanë se kanë vrarë mbi 150 terroristë.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, është zotuar se sulmet do të vazhdojnë, ndërsa numri i palestinezëve të vrarë ka shkuar në 212, ëprfshirë 61 fëmijë.

Sipas Izraelit, 120 militantë të Hamasit dhe 25 anëtarë të grupit Xhihadi Islamik janë vrarë gjatë sulmeve, shkruan Daily Mail.

Në një video nga ajri shihet se si një veturë në lëvizje goditet me raketë dhe menjëherë përfshihet nga flakët.