Ilir Shaqiri, këngëtar i njohur i muzikës folklorike, ka nis performancën e tij në Kuvendin e Kosovës për nder të luftës çlirimtare të familjes Jashari, e cila njihet si “Epopeja e UÇK-së”.

Performancën e ka nisur me këngën “Sërish vjen marsi”, një këngë legjendare mbi të bëmat e Adem Jasharit, komandantit të UÇK-së, që bashkë me shumë anëtarë të familjes ra heroikisht në mars të vitit 1998.

Shaqiri e këndoi këngën në prani të familjes Jashari dhe të Rifat Jasharit, vëllait të Ademit.

@ballkani.info Seanca solemne për Epopenë e UÇK-së, Ilir Shaqiri e ndez atmosferën në Kuvend me “Sërish vjen marsi”. #ilirshaqiri #serishvjenmarsi🇦🇱🦅🦅🇦🇱 #uck #kuvend #shqipe #5mars #ademjashari ♬ original sound Ballkani.info