Udhëheqësi serb i Bosnjës Milorad Dodik, i cili po kërkohet nga organet gjyqësore dhe agjencitë policore në Bosnje dhe Hercegovinë, njoftoi të hënën në mbrëmje se kishte mbërritur në Moskë.
“Kam mbërritur në Moskë”, tha Dodik në një video të shkurtër të postuar në rrjetin social X. Pasi kaloi javën e kaluar në Izrael, nga ku u largua papritur të enjten kur u shpall mysafir i padëshiruar në një konferencë kushtuar luftës kundër antisemitizmit, Dodik ka qëndruar në një vend të panjohur, besohet se ishte në Serbi, transmeton Ballkani.info.
Tani ai ka treguar se si ka mbërritur në Rusi, duke e ilustruar këtë me një videoklip në të cilin në sfond duken muret e Kremlinit.
Ai ka shpjeguar se fillimisht ka bërë homazhe për rusët e vrarë në Luftën e Dytë Botërore dhe më pas ka thënë se planifikon të jetë sërish në Moskë më 9 maj, kur atje do të festohet përvjetori i fitores mbi fashizmin.
“Rusia ka mbështetjen tonë,” tha Dodik, duke e përshkruar Putinin si një “udhëheqës historik” që rilindi Rusinë dhe ishte gjithashtu i pari që filloi luftën kundër “elitës globaliste” dhe pohoi se presidenti amerikan Donald Trump tani po merr pjesë në këtë luftë së bashku me Putinin. /Ballkani.info/
➡️ Стигао сам у Москву. Сваки мој боравак овдjе почињем посјетом споменику Незнаном јунаку како бих одао пошту 28 милиона страдалих Руса у Другом свјетском рату.
— Милорад Додик (@MiloradDodik) March 31, 2025
➡️ Овдjе ћу бити поново 9. маја на позив предсједника Руске Федерације Владимира Путина на обиљежавању 80. гoдишњице… pic.twitter.com/CMd5jqYda8







