Një helikopter i KFOR-it është parë duke fluturuar në qiellin e Prishtinës mbrëmjen e sotme. 

Demokracia.com ka siguruar videon nga momenti kur helikopteri i KFOR-it ka aderuar në zonën ku operon Misioni i EULEX-it në Kosovë.

Xhirimet e këtij fluturimi janë bërë afër Fakultetit Teknik.

Ndryshe, Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve, vendosi që të largohet nga institucionet qendrore të Kosovës si dhe nga komunat në veri të vendit.

Këtë vendim, Lista Serbe e mori pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq.

Gjuriq ishte suspenduar pasi refuzoi të zbatojë vendimin për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në ato të Republikës së Kosovës.

Pas këtij veprimi, pjesëtarët e Policisë së Kosovës nga komuniteti serb zhveshën uniformat e tyre. U tha se ky vendim vlen deri në një njoftim, siç e quajtën ata, të arsyeshëm të Prishtinës për të respektuar marrëveshjet e Brukselit.